LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata zgjedhore në Maqedoni, partitë premtojnë zgjedhje demokratike

Fillon fushata zgjedhore në Maqedoni, partitë premtojnë zgjedhje demokratike

Fushata njëzet ditore për zgjedhjet për deputetë në Maqedoninë e Veriut, ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë. Këto janë zgjedhjet më specifike që do të mbahen, duke pasur parasysh situatën me COVID-19 dhe masat që pjesëmarrësit, votuesit dhe bordet zgjedhore duhet t’i respektojnë.

Të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, kanë premtuar zgjedhje fer, demokratike dhe të lira, duke respektuar edhe masat për mbrojtjen e shëndetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike, prej të cilave shumica tashmë kanë filluar me aktivitetet e tyre për të kërkuar vota.

Më 13 korrik do të votojnë personat e sëmurë nga COVID-19 dhe ata që janë në izolim, por vetëm ata që shtatë ditë më para do të paraqiten për këtë. Të gjithë ata që deri ditën e votimeve do të konfirmohen pozitiv ose do të shkojnë në vetizolim, nuk do të mund të votojnë më 15 korrik.

Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, si dhe të burgosurit dhe personat që janë në paraburgim. Ndërsa votimi më 15 korrik do të nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri 21:00./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

Lajme
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Kalo në kategori