LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i tretë i Garës së Robotikës për shkollat fillore

Fillon edicioni i tretë i Garës së Robotikës për shkollat fillore

KOSOVA MAKERS LEAGUE ka filluar edicionin e tretë të Garës së Robotikës, e cila paraqet garën më të madhe të këtij lloji në Kosovë, e dizajnuar për shkollat fillore dhe fëmijët e ciklit të klasave (1-5) dhe (6-9).

Rreth 750 nxënës dhe mësimdhënës nga më shumë se 80 shkolla fillore të Kosovës janë të pajisur me robotët edukativ – mBot me të cilin do të punojnë përgjatë vitit akademik shkollor 2020 -21 duke garuar në pesë (5) raunde të garës.

Për çdo vit të garës, nxënësit kanë një mision të komplikuar për të zgjidhur, e për këtë vit me 16 Nëntor nisin misionin e tyre „Udhëtimi i robotëve në hapësirë dhe kthimi i tyre në tokë”.


Nxënësit do të ndërtojnë robotët e tyre, për ti programuar më pas ata përmes gjuhës programuese “Scratch”. Gjersa vitin e kaluar të gjithë pjesëmarrësit e garës kanë udhëtuar nëpër hapësirë, këtë vit nxënësit do të kenë mundësinë të vizitojnë stacione të ndryshme hapësinore, të shijojnë pamjen e planeteve të ndryshme dhe të përfundojnë misionin e tyre me kthimin e robotëve në planetin tokë.

Qëllimi kryesor i KML është krijimi i një mjedisi pozitiv dhe të shëndetshëm në mënyrë që nxënësit të rrisin interesimin e tyre në fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), të zhvillojnë shkathtësitë e buta, të menduarit kritik dhe të fitojnë aftësi për zgjedhjen e problemeve.

“Jemi shumë të lumtur që pavarësisht situatës pandemike në vend, entuziazmi i nxënësve dhe mësimdhënëse është i jashtëzakonshëm. Këtë e tregon edhe numri i shkollave fillore të cilat kanë aplikuar me gjithsej mbi 150 ekipe. Pra, këtë vit, presim që mbi 750 fëmijë dhe mësimdhënës të bëhen pjesë e garës duke garuar me njëri tjetrin për shpërblimet kryesore të garës. Dy ekipet fituese të Garës së Robotikës do të fitojnë mundësinë për të përfaqësuar Kosovën në Garat Regjionale të Robotikës në Zagreb të Kroacisë, dhe ekipi i cili grumbullon më shumë pikë në Garat Regjionale do të marrë pjesë në Garat Botërore të Robotikës në Kinë”. – KOSOVA MAKERS LEAGUE

Për më shumë informata rreth Garës më të madhe të Robotikës në Kosovë (KML), vizitoni linkun: https://www.kosovamakers.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori