KOSOVA MAKERS LEAGUE ka hapur aplikiminin për regjistrimin e shkollave fillore dhe institucioneve të tjera edukative në garën më të madhe edukative të robotikës për vitin shkollor akademik 2021/22.
Ftohen të gjitha shkollat fillore publike, private, OJQ-të, bibliotekat dhe qendrat e tjera edukative nga e gjithë Kosova, të cilat punojnë me fëmijët e grupmoshës 6-15 vjeç të bëhen pjesë e garës duke krijuar ekipet e tyre prej pesë (5) anëtarëve (1 mentor/e dhe 4 nxënës/e) dhe duke mbushur aplikacionin që mund ta gjejnë në faqen zyrtare www.kosovamakers.net, linku: https://bit.ly/3zn2M7e_deri më 22 tetor 2021.
Duke marrë pjesë në garë, secili ekip do të pajiset me robotë edukativ, të cilët ofrojnë qasje shumë të thjeshtë në botën e robotikës, por mundësojnë përdorim edhe më të avancuar.
Qëllimi kryesor i garës është që të krijohet një mjedis pozitiv dhe i shëndetshëm në mënyrë që fëmijët të rrisin interesimin e tyre në fushat e STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), të zhvillojnë shkathtësitë e buta, të menduarit kritik dhe të fitojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative.
Gjatë gjithë vitit akademik shkollor, gara do të zhvillohet në katër raunde rreth temës “EKSPLORONI BOTËN UJORE” ku fëmijët do të zgjidhin “misione të ndërlikuara” me ndihmën e robotëve të tyre.
Dy ekipet fituese të Garës së Robotikës – KOSOVA MAKERS LEAGUE OPEN do të fitojnë mundësinë për të qenë pjesë e një vizite studimore në Zagreb, Kroaci ku do të kenë rastin të njoftohen me partnerët tanë IRIM-Croatian Makers të cilët janë ndër organizatorët më të mëdhenjë të garave të robotikës në Europë. Gjatë kësaj vitize, fëmijët do të kenë mundësinë të njoftohen me moshatarët e tyre të cilët i bashkon pasioni ndaj teknologjisë, të zhvillojnë aktivitete bashkërisht dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.
Për t`u informuar më shumë rreth garës, organizimit të saj dhe kritereve të aplikimit, klikoni këtu: https://bit.ly/2VKrh0o apo vizitoni faqën zyrtare www.kosovamakers.net
Gara e Robotikës (KML Open) implementohet nga Fondacioni BONEVET dhe këtë vit mbështetet nga Raiffeisen Bank.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen