Kinematografisë shqiptare shumë shpejt po i shtohet edhe një tjetër film i metrazhit të gjatë. “Një tregim Prishtine” do të mbajë titullin projekti më i ri filmik i regjisores Burbuqe Berisha, i cili do të sjellë brenda tij një temë mjaft aktuale, po aq sa edhe të thellë.
Filmi i ri do të jetë i zhanrit dramë, gjersa këto ditë ka filluar puna për realzimin e tij
E kontaktuar nga Telegrafi, Berisha ka treguar se sot (e shtunë) në kryeqytet kanë filluar xhirimet e këtij filmi, teksa ka shtjelluar edhe temën qaë trajtohet në të.
“Jemi në përgaditje të një filmi të metrazhit të gjatë, i cili do të vazhdojë xhirimet deri në fund të muajit mars të vitit 2017, për arsye se është i ndarë në disa etapa, gjersa tema e shtjelluar në të është mjaft sociale, flet për një familje, ku një vajzë e vogël sëmuret nga leukemia dhe prindërit e saj bëjnë të pamundurën për të gjetur të ardhurat e duhura për ta shëruar”, ka thënë ajo.
Regjisorja gjithashtu ka treguar se një ndër arsyet se pse ka vendosur të pasqyrojë një temë të tillë në film, është se ngjarje të tilla janë shumë aktuale në ditët e sotme.
Në rolet kryesore të këtij filmi janë aktorët Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja, teksa nuk do të mungojnë as emra të tjerë të njohur nga fusha e aktrimit si: Aurita Agushi, Luran Ahmeti, Edi Kastrati, Myrvete Kurtishi etj. Ky projekt ka hapur rrugët edhe për artistët e rinj si Artiona Hamdijaj dhe Lis Tafa, të cilët kanë rolin e fëmijëve dhe janë deputues në këtë film.
Si çdo projekt kinematografik në Kosovë, edhe filmi “Një tregim Prishtine” është hasur në probleme të ndryshme. Berisha thekson se kanë hasur probleme në buxhet, mirëpo prapëseprapë të ardhurat janë të mjaftueshme për të relaizuar një film të tillë.
“Po, edhe ne si shumë projekte tjera filmike në Kosovë kemi pasur probleme, buxheti ka qenë kogja i limituar. Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për rritjen e buxhetit, megjithatë edhe me anë të sponsorëve kemi arritur që të sigurojmë të ardhura të mjaftueshme për ta realizuar këtë film”.
“Një tregim Prishtine” nën regjinë e Burbuqe Berishës, me skenar të Getoarbë Mulliqi-Bojaj dhe me producent Agron Vulën, do të jetë i gatshëm për publikun në qershor të vitit 2017.
Në vazhdim Telegrafi do t’ju sjell disa prej fotografive ekskluzive të xhirimeve të kryera sot në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. /Telegrafi/



Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Iu referua si Meghan Markle, kjo e fundit i reagon aktores: Mbiemri im është Sussex

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës