LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë takimet letrare strugane

Fillojnë takimet letrare strugane

Rreth 60 autorë nga vendi dhe vendet e huaja do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar ‘Takimet strugane letrare’, që prej sot e deri më 9 korrik do të mbahet në Strugë, Ohër dhe Vevçan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edicioni i sivjetshëm i gjashtë i kushtohet 155 vjetori të botimit të Përmbledhjes së këngëve popullore maqedonase të vëllezërve Milladinovci.


Manifestimi do të fillojë me Matinenë ndërkombëtare poetike në Burimet e Vevçanit, ku lexime poetike do të kenë poetët nga Maqedonia, Bullgaria, BeH-ja, Polonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Kroacia, etj. /Telegrafi/