LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)

Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)

Të premten kanë filluar punimet në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Punimet në atë pjesë janë duke vazhduar edhe të shtunën, tek rreth rrotullimi në rrugën Kollashinska në Mitrovicë, ndërkaq pritet të përfundojnë nesër me betonimin e murit 70 centimetra të lartë ashtu siç ka qenë e paraparë.


Kompania RAD e Radule Steviq nga Zveçani, është firma e cila po i kryen punimet.

Kjo është firma më e suksesshme në përfitimin e tenderëve publikë, duke rezultuar praktikisht e pakonkurrueshme në një sërë garash të prokurimit publik.

Më herët gjatë marsit, zëdhënësja e BE-së në Kosovës, Dinka Zhival, u ka thënë medieve në veri se BE-ja pret të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselin në përfundimin e rrugës “Mbreti Peter”, ku do të ndërtohet zona e këmbësorëve dhe rrethrrotullimi.

BE ka investuar 3.1 milionë euro në dy projekte te Ura e Ibrit, revitalizimin e urës dhe revitalizimin e rrugës “Mbreti Peter”./Telegrafi