LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Slloveninë

Fillojnë përgatitjet për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Slloveninë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mirëpriti sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec, në një takim ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët u pajtuan që të iniciohet një marrëveshje për sigurime shoqërore mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Palët u pajtuan që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet barra e qytetarëve tanë që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë. Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes”, thuhet në njoftim.


Në takim u diskutuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në fushën e punësimit dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta.

Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori