LAJMI I FUNDIT:

Filloi ta fyej të riun, ushtari i dehur rus e pëson keq – nokautohet

Filloi ta fyej të riun, ushtari i dehur rus e pëson keq – nokautohet

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq shkëmbimin e fjalëve të rënda dhe një rrahje brutale mes ushtarit të dehur rus, i cili pretendoi se ishte pjesëmarrës në luftën në Ukrainë dhe një personi tjetër, shkruan Newsweek.

Pamjet shfaqin ushtarin rus që rrahet brutalisht, kurse videoja është publikuar në X nga Dmitri nga WarTranslated, një projekt i pavarur që përkthen materialet për luftën, transmeton Telegrafi.

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video. Newsweek nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e videos, dhe ka kontaktuar ministrinë ruse të Mbrojtjes.


Janë bërë raportime të shumta për trupat ruse që janë rrahur me t’u kthyer në shtëpi nga vija e frontit në Ukrainë.

Ishte raportuar se janë tërhequr nga Ukraina, inteligjenca ushtarake e Kievit pretendon se mercenarët e Wagnerit janë dërguar në Avdiivka
Lexo po ashtu Ishte raportuar se janë tërhequr nga Ukraina, inteligjenca ushtarake e Kievit pretendon se mercenarët e Wagnerit janë dërguar në Avdiivka

Në janar, komiteti hetues i Rusisë njoftoi se kishte hapur rast kundër tre personave nën akuzën për “akte huliganizmi”, duke sulmuar një ushtar rus në qytetin Chelyabinsk në natën e ndërrimit të moteve.

Në video, ushtari rus i thotë të riut se sapo është “kthyer” nga Ukraina.

“Ne po luftojmë atje për ju, por ju nuk po na respektoni”, thotë ushtari rus.

Zelensky: Mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin
Lexo po ashtu Zelensky: Mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin

“Pse nuk ju respektojmë”, përgjigjet i riu para se ta pyeste ushtarin se pse e ofendoi në dyqan disa minuta më herët.

Pavarësisht lutjeve të shumta që ia kishte bërë që ta lërë të qetë, i riu në një moment humb durimin dhe fillon ta godasë ushtarin e dehur rus, i cili rrëzohet në tokë.

Aty e pëson edhe një burrë tjetër që me gjasë ishte me ushtarin, pavarësisht se pretendonte se nuk ishte i përfshirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori