LAJMI I FUNDIT:

Filloi me punë stacioni i ri për matjen e cilësisë së ajrit në Gjevgjeli

Filloi me punë stacioni i ri për matjen e cilësisë së ajrit në Gjevgjeli

Sot në Gjevgjeli, u vu në përdorim stacioni i ri i monitorimit të cilësisë së ajrit dhe me këtë numri i stacioneve zyrtare të monitorimit në vend u rrit në 18 dhe një stacion shtesë matës i lëvizshëm.

“Kjo nënkupton pasurimin e rrjetit kombëtar për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit, duke arritur kështu qëllimet dhe prioritetet tona strategjike si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjegjësisht, lufta për përmirësimin e cilësisë së ajrit brenda aktiviteteve të parashikuara afatshkurtra dhe afatgjata nënkupton mbajtjen në gjendje të mirë të sistemit automatik shtetëror për cilësinë e ajrit të ambientit, por edhe rritjen e numrit të stacioneve matëse”, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini në fjalën përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e bazës së të dhënave që mundëson analizimin dhe parashikimin e trendeve si dhe planifikimin e zhvillimit të hapësirës dhe aktiviteteve në mjedis, duke u përqëndruar në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.


“Si një ministër që ka përgjegjësinë për të koordinuar zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA, unë do të doja t’u bëja thirrje komunave, institucioneve dhe organizatave të tjera që të përgatisin projekte që do të ndihmojnë vërtet qytetarët. Ne jemi duke u mobilizuar që në periudhën e ardhshme të programit të drejtojmë edhe më mirë mbështetjen financiare nga fondet paraqasëse të Bashkimit Evropian”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski.

Duke shprehur kënaqësinë që një projekt tjetër nga Programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA-2 me Republikën e Greqisë zbatohet me sukses në komunën e Gjevgjelisë, kryetari i Komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov, tha se pjesët më të mëdha të projekteve kapitale që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor të komunës siç është impianti i trajtimit të ujërave të zeza, deponia e përkohshme për mbeturinat komunale, sistemi i ri i furnizimit me ujë për shkak të pranisë së arsenikut në ujë në sistemin e vjetër, sistemet e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike në qytet dhe në disa vendbanime janë realizuar me grante dhe si pjesë e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar të BE-së.

Stacioni i monitorimit është furnizuar përmes projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit shëndetësor për ndotjen e ajrit” i cili zbatohet brenda Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe është financuar nga programi Interreg-IPA CBC midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.

Për realizimin e këtij projekti, Bashkimi Evropian përmes Programit IPA për Bashkëpunim ndërkufitar financoi projektin në një vlerë totale prej gati një milion eurosh për të dy vendet, ndërsa bashkëfinancimi kombëtar në vlerë prej 15 përqind u sigurua nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori