LAJMI I FUNDIT:

Filloi kampi veror në American School of Kosova

Filloi kampi veror në American School of Kosova

Mundësia për një verë të paharrueshme të mbushur me shume aktivitete rekreative duke filluar nga sportet, artet, lojërat, aktivitetet në natyrë, noti, së bashku me udhëtimet e rregullta në shumë parqe të komunitetit dhe atraksione të Kosovës, tani po ofrohet nga American School of Kosova.

Kampi veror në shkollën amerikane vetëm se filloi po këtë të hënë, dhe shënon fillimin e një javeje shumë aktive për të gjithë fëmijët dhe prindërit që po e prisnin me shumë entuziazëm. Me një program të thurur me shumë kujdes, qëllimi i këtij kampi një-javor përfshin rritjen e arritjeve akademike, shtuarjen e motivimit dhe ndjenjës së përkatësisë, si dhe krijimin e miqësive të reja me kujtime të lumtura.


Stafi akademik ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të hartuar dhe drejtuar një mësim efektiv, kuptimplotë të verës duke krijuar një program mësimor qe kombinon të mësuarit së bashku me argëtim brenda dhe jashtë klasës.

Gjatë këtyre javëve argëtuese dhe produktive, pjesëmarrësit kanë mundësinë të eksplorojnë natyrën, të gjejnë talente të reja, të marrin pjesë në lojëra, not, arte dhe zanate. Dy herë në javë ofrohen udhëtime në terren rreth rajonit të Prishtinës, vizita në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe pishina ne ndryshme. E gjithë kjo së bashku u jep një përvojë të mahnitshme fëmijëve që të kalojnë një verë të këndshme ndërsa marrin edhe arsimin më të mirë. Disa nga komponentët kryesor të kampit janë:

– Puna në grup dhe rritja e aftësive së komunikimit dhe socializimit
– Zhvillimi i të menduarit kritik
– Zhvillimi i aftësive së prezantuarit
– Arti dhe mjeshtëria
– Te punuarit me qelq dhe thurja me penjë
– Sporte të ndryshme
– ASK – Storytime
– Eksplorimi i vendeve kulturore
– Yoga

Të gjitha këto aftësi dhe aktivitet zhvillohen që nga momenti që pjesëmarrësit arrijnë në kampusin e shkollës në ora 9, e deri në momentet e fundit të ditës, në ora 15. Të ftuar të aplikojnë janë të gjithë fëmijët nga mosha 4 deri në 12 vjeç, me një çmim shumë të volitshëm prej vetëm 99€ për jave.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit e kanë mundësinë e vazhdimit të eksperiencës së tyre deri në tetë javë më shumë. Kontaktoni American School of Kosova apo numrin 049 935 110, nëse dëshironi që fëmija i juaj të kaloj një verë shumë atraktive dhe këndshme ndërsa pasurohen edhe nga ana arsimore me mësuesit më të mirë në vend. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori