LAJMI I FUNDIT:

Filloi aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK

Filloi aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot (25.01.2021) filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, për vitin 2021, i cili aksion do të vazhdojë të realizohet për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

“Aksioni është organizuar nga Qendra Mjekësore e FSK-së së bashku me Regjimentin Mjekësor dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Dhurimi vullnetar i gjakut në këtë kohë është më se i nevojshëm, duke parë nevojat e përditshme për gjak të QKTGJK, por edhe mjaft sfiduese për shkak të gjendjes së vazhdueshme me pandeminë COVID-19.


Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar që përmes dhurimit vullnetar të gjakut të gjendet sa më afër qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë, atyre që, më së shumti ju nevojitet gjaku në këtë situatë pandemie”,thuhet në njoftimin për media.

Në ditën e parë, aksionit vullnetar i janë përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Dhurimi vullnetar i gjakut, në kuadër të FSK-së, tashmë është bërë traditë, me moton: “një pikë gjak për shpëtimin e një jete“./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori