LAJMI I FUNDIT:

Fillim i mirë i ekipit të Kosovës në CS:GO dhe DotA 2 në turnirin ‘IESF World Championship 2021”

Fillim i mirë i ekipit të Kosovës në CS:GO dhe DotA 2 në turnirin ‘IESF World Championship 2021”

Ekipet e Kosovës në eSports për lojërat CS:GO dhe Dota 2 janë duke marrë pjesë në turnirin e organizuar nga Federata Botërore IESF, ‘World Championship 2021”

Ekipet kosovare bashkë me anëtarë të Federatës së E-sporteve në Kosovë kanë udhëtuar në Izreal dhe në Asamblenë Botërore presin të pranohen me të drejta të plota, shkruan Telegrafi.

Ekipi nga Kosova kishte fillim të mirë në CS:GO duke e mposhtur ekipin nga Suedia 1:0 (rezultati 16:12).


Por nuk ishte e njëjta edhe për ekipin nga DotA 2, sepse ekipi nga Kosova u mposhtë nga Izraeli me rezultat 1:0.

Ndeshja e dytë në CS:GO, gjithashtu rezultoi e suksesshme për ekipin nga Kosova. Ata arritën të mposhtin Namibinë me rezultat 16:4. Ndeshja e radhës në CS:GO është kundër Indisë.

Përndryshe, kryetari dhe nënkryetari i Federatës, Altin Preniqi dhe Besnik Thaqi, kanë shfrytëzuar rastin t’i falënderojnë mbështetësit dhe Ministrinë e Sportit për përkrahje financiare. /Telegrafi/