LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Do të jem i kënaqur kur përfshirja me MRP vaksinën do të jetë 95 për qind

Filipçe: Do të jem i kënaqur kur përfshirja me MRP vaksinën do të jetë 95 për qind

Katër muaj radhazi në Maqedoninë e Veriut secilën ditë regjistrohen raste të reja me fruth. Menjëherë pas rasteve të para në çerdhe në Radishan në dhjetor të vitit të kaluar, në territorin e Shkupit u shpall epidemia ndërsa më vonë epidemia u shpall në gjithë territorin e Shkupit.

Për këtë periudhë për katër muaj, MRP vaksinën e kanë amrrë 12.848 fëmijë deri në moshë 14 vjeçare, ndërsa në fillim kishte 16.360 fëmijë të pavaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për “Nova Makedonija” thotë se kanë paralajmëruar se epidemia e fruthit mund të zgjerohet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

“T’ju rikujtoj se kur paralajmëruam, ishim të kritikuar në opinion se nuk ka hapësirë për panik. Dhe nuk kishte panik, por e dinim se është hap i duhur dhe besoj se nëse nuk e bënim atë, situata aktuale do të ishte më e keqe për shkak se kishim 16.360 fëmijë të pavaksinuar vetëm në Shkup ndërsa në nivel shteti kishim 26.495 fëmijë të pavaksinuar’, thotë Filipçe.

Filipçe thotë se fushata për vaksinimin po vazhdon dhe se vetëm më normën prej 95% të popullatës do të sigurojmë imunitet kolektiv dhe do të pamundësojmë zgjerimin e virusit.

“Shpresoj se shumë shpejt do të sigurojmë 95 për qindëshin, që është e domosdoshme të ndalohet epidemia”, tha Filipçe.

Në pyetjen nëse vaksinimi është fitore ndaj anti-vaksinistët, ministri Filipçe tha se vaksinimi është pjesë e kulturës shëndetësor por edhe obligim i shëndetit individual dhe kolektiv. Ai ceku se efektet e vaksinimit në studimet mjekësore dhe të shkencës jep argumente serioze për përfitimet e vaksinimit dhe se nuk ekziston ndonjë teknologji më të mirë shëndetësore që ka avancuar shëndetësinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori