LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Tashmë dhjetë muaj ka ilaçe në çdo kohë, me heqjen e kotave është zgjidhur problemi dekadësh

Filipçe: Tashmë dhjetë muaj ka ilaçe në çdo kohë, me heqjen e kotave është zgjidhur problemi dekadësh

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se me heqjen e kuotave për barna me receta në barnatoret përreth shtetit – është zgjidhur problemi një dekadësh. Tani sipas tyre, qytetarët kanë ilaçe në çdo kohë.

“Tashmë muajin e dhjetë me rradhë ka barna në çdo kohë, sikur të jetë në fillim, në mes ose në fund të muajit. Qytetarët kanë qasje të rregullt te barnat gjatë gjithë muajit. Ata më nuk bëjnë rezerva vendore dhe nuk frikohen se do të mbesin pa barnat e nevojshëm. Me këtë masë të cilën e implementuam më së shumti u ndihmuam edhe pensionistëve. Kujdesemi maksimalisht për shëndetin e tyre”.

“Jam krenar që i zgjidhim segmentet më të rëndësishme dhe më të mëdha të shëndetit publik. Dëshmuam se pacienti është në vend të parë. E përforcuam sistemin tonë shëndetësor. Vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme ta përparojmë shëndetin publik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërsa nga ministria potencojnë se masa për heqje të kuotave për barna me receta në barnatore filloi në gusht të vitit të kaluar, si fazë e parë në barnatoret e rajoneve të vendeve turistike Ohër, Dojran, Gjevgjeli, Resnjë dhe Strugë. Vitin e kaluar, më 1 tetor, u hoqën kuotat e tërësishme në barnatoret në territorin e gjithë shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori