LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Spitali Gjinekologjik në Çair do të vazhdojë me punë, do të gazifikohet sezonin tjetër

Filipçe: Spitali Gjinekologjik në Çair do të vazhdojë me punë, do të gazifikohet sezonin tjetër

“Spitali Gjinekologjik në Çair do të vazhdojë me punë, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të fillojë të ngrohet me gaz”.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me vërejtjen që dje Bashkia e Shkupit e dërgoi për Spitalin në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa të caktuar për ndryshimin e sistemit për ngrohje në disa institucione shëndetësore publike. Prioritet e kemi Spitalin e Posaçëm për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, si dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë dhe Strumicë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.


Ai shtoi se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e furnizimeve publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike.

“Shpresoj se aq sa zgjat procedura e tenderit dhe të gjitha afatet ligjore do të kalojnë pa asnjë problem dhe për një kohë të shkurtë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes gjithë këto objekte do të përgatiten për ngrohje me gaz”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndryshe, dje Bashkia e Shkupit lëshoi komunikatë ku theksoi se ekziston mundësia që Spitali Gjinekologjik në Çair të mbyllet nëse vazhdon të përdorë mazutin si lëndë për ngrohej./Telegrafi/

Shilegov: Do të mbyllim spitalin Gjinekologjik në Çair nëse nuk ndalon ngrohjen me mazut
Lexo po ashtu Shilegov: Do të mbyllim spitalin Gjinekologjik në Çair nëse nuk ndalon ngrohjen me mazut

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori