LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës deri në blerjen e sasive të reja

Filipçe: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës deri në blerjen e sasive të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ministria nuk do të lejojë mungesa të çdo lloj insuline deri në blerjen e sasive të reja për të cilat do të shpallet tenderi në shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh se Ligji për importimin paralel ka ndryshuar, ka pasur një vonesë në dhënien e insulinave të caktuara, por kjo tashmë është tejkaluar. Ne jemi të gatshëm për periudhën e ardhshme që pason, derisa të zbatohet procedurat e reja, me të cilën ne zbatojmë metodat dhe mënyrën e përdorimit të blerjes nga vendet moderne evropiane, ndërsa ato janë insulina moderne dhe të besueshme që nuk i kemi pasur kurrë më parë për pacientët tanë. Ne do të sigurojmë sasi rezervë për dy muajt e ardhshëm, si dhe mënyra të reja të matjes së insulinës, veçanërisht në fëmijët”, tha ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë më parë njoftoi se kontratat për blerjen e insulinave me procedurën e mëparshme të tenderit ishin të vlefshme deri në dhjetor dhe se për momentin po zhvillohet dialogu teknik me operatorët ekonomikë për blerjen e insulinës, glukagonit, shiringave të insulinës, shiritit të sheqerit dhe pompave të insulinës çka janë të nevojshme për t’i siguruar deri në shtator të vitit 2020. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori