LAJMI I FUNDIT:

Filarmonia me koncert kushtuar Mozartit

Filarmonia me koncert kushtuar Mozartit

Filarmonia e Kosovës nesër do të mbajë koncertin e radhës, që do t’i kushtohet kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, në kujtim të 263 vjetorit të lindjes së tij.

Në këtë koncert që do të dirigjohet nga Dariusz Mikulski, do të performojë edhe trumbetisti Otto Sauter nga Gjermania, ndërkaq do të shfaqen tri vepra të Mozartit dhe një vepër premierë e kompozitorit Enjott Scheneider.


“Dua të ju them se më pëlqen ky vend; më pëlqen orkestra. Është një vend i mrekullueshëm dhe po ashtu një program i mrekullueshëm. Ne zgjodhëm Moxartin sepse ai ishte gjeni dhe data e 27 janarit është e gdhendur në ditarin e çdo muzikanti si datë e veçantë, sepse është ditëlindja e Volfgang Amadeus Mozart, ka thënë Mikulski.

Sauter është në Kosovë për herë të tretë. Ai ka thënë se për të realizuar këtë koncert, studentët kosovarë kanë ushtruar me përkushtim.

“Çdo mëngjes kanë ushtruar me mua nga ora 05:45. A mund ta imagjinoni? Çdo ditë, në 05:45. Disa prej tyre iu duhej të dilnin nga shtëpia edhe dy orë më herët dhe nuk e kam dëgjuar asnjë prej tyre të thoshte: Oh jo, jo përsëri. Ata ishin këtu gjithmonë. Ne jemi të lumtur sepse është një gjë e mirë që një shtet i ri si Kosova ka të rinj të talentuar, veçanërisht vajza”, ka thënë Sauter. /KP/