LAJMI I FUNDIT:

Filarmonia e Kosovës sjell Simfoninë e nëntë të Beethovenit

Filarmonia e Kosovës sjell Simfoninë e nëntë të Beethovenit

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjell Simfoninë Nr. 9 të kompozitorit gjerman, Ludwig van Beethoven.

Në skenën e këtij koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” prej orës 20:00, do të ngjiten mbi 110 instrumentistë të Filarmonisë së Kosovës, por edhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.


Po ashtu, do të jenë katër vokalistë: sopranoja Arta Jashari, mexosopranoja Vikena Kamenica, tenori Liridon Sadriu dhe bariton Armando Likaj. Dirigjent do të jetë Toshio Yanagisawa, aktualisht drejtor artistik i Orkestrës Kamerale Ballkanike dhe dirigjent permanent i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.

“Simfonia nr. 9” e Beethoven sjell mesazhin e paqes mes popujve dhe vlerësohet si një nga veprat më të mira të kompozitorit gjerman.