“Fikën dritat...”, Kombëtares Zvicerane i ndalet rryma në “Fadil Vokrri”

Federata Zvicerane ka publikuar momentin kur lojtarët filluan të qeshin pasi për dy - tre minuta u ndalë rryma në “Fadil Vokrri”.
Zvicra ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë, aty ku nesër do të luajnë përballjen ndaj Kosovës.
Megjithatë, për një moment lojtarët nisën të qeshin pasi iu ndalë rryma për një moment.
Federata Zvicerane ka publikuar momentin në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera shkruan “Ups... dritat u ndalën”.

Ndërkohë, të dy kombëtaret janë optimiste para përballjes në “Fadil Vokrri”, ku në konferencë për media deklaruan se duan vetëm fitore.
Përndryshe, mënyra e vetme që Kosova të kualifikohet direkt pa luajtur në play-offin e Botërorit është nëse fitojnë me gjashtë gola dallim ndaj “Helvetikëve”./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































