Plot 2 milionë klikime për “Psikopatja Jote”, e cila ka vetëm gjashtë ditë që është në “Youtube”.

Bashkëpunimi i këngëtares Fifi me reperin Mc Kresha është pritur mjaft mirë nga publiku.


fifi 3

Dy këngëtarët kanë qenë së fundmi kanë dhënë një intervistë për “Mirage”, ku zbuluan se ai që i bëri bashkë në këtë projekt është Ardit Gjebrea.

Gjithashtu Fifi sqaroi edhe njëherë përse ka zgjedhur këtë titull për këngën. Ajo hodhi poshtë akuzat se ofendon femrat.

fifi 1

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë nëse e duan mashkullin me të cilin janë apo jo”, tha këngëtarja.

Kjo e fundit tregoi gjithashtu se kënga është e shkruar nga ajo në një moment që ishte shumë konfuze me jetën e saj.

fifi 2

"Psikoptja jote" është favorite për ta fituar festivalin "Kënga Magjike".

fifi 4