Filloreta Raçi-Fifi që një kohë të gjatë është komentuar për një lidhje të mundshme me ish-futbollistin, Granit Cana.

Dyshimet nisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi dy banorët treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin.


Megjithatë, kjo është përforcuar akoma më shumë ditëve të fundit meqë po shoqëroheshin gjatë tërë kohës edhe jashtë.

267043852 468720164808172 7475697206649521295 n Fifi (Foto: Instagram)

Artistja nga Ferizaj ka bërë një sqarim lidhur me raportin e tyre duke treguar se janë vetëm miq, asgjë më shumë.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Atëherë.. Kam fiks një muaj që shoh lajme, tagg-s, komente, ejt etj duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granit Canën. Me gjithë respektin, jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës.. Nuk jemi në lidhje.. kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjet një mik si Graniti.. por kaq! Ju dua”. /Telegrafi/