LAJMI I FUNDIT:

Fifi flet hapur për periudhën gjatë dhe pas shtatzënisë: E krahasoja veten me të tjerët, tani jam në një pozitë më të mirë

Fifi flet hapur për periudhën gjatë dhe pas shtatzënisë: E krahasoja veten me të tjerët, tani jam në një pozitë më të mirë

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi u rikthye në formë të mirë pak kohë pas lindjes së fëmijës së parë.

Ajo solli disa projekte muzikore dhe disa të tillë këngëtarja ka paralajmëruar se janë drejt finalizimit.

Por, artistja nga Ferizaj së fundmi ka qenë e hapur me fansat e saj për të treguar përvojën gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit.


Foto: Fifi/Instagram

Në disa postime në Instagram, Fifi tha se nuk ishte stabile emocionalisht gjatë kohës së shtatzënisë dhe asaj pas lindjes.

Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

“Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime pati nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?’”, ka thënë Fifi.

Foto: Fifi/Instagram

“Kam pasur probleme mendore. Por, tash prej që jam qetësuar dhe jam me një pozicion tjetër, jam marrë me veten shumë emocionalisht dhe psiqikisht, kam lexuar shumë libra psikologjikë dhe kam dëgjuar shumë video për energji pozitive dhe s’i me ngreh energji pozitive. gjithcka fillon nga ti, duhet të merresh me veten, mos ta lësh veten pas dore, dhe të shijosh jetën, cdo gjë që ta sjell Zoti, si të mirë si të keqe”, u shpreh kënëgtarja tutje.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me artisten nga Shqipëria, Ronela Hajati. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Magazina
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother

Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother

Magazina
Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”

Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”

Magazina
Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori