Këngëtarët shqiptarë, Fifi dhe Bes Kallaku, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

"Unaza e Dashnisë" mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar me videoklip.


Protagonistë në këtë projekt janë edhe çifti i njohur i rrjeteve sociale: Rinori dhe Njomza.

Screenshot 7 17 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për muzikën u kujdes Indrit Dode.

Producimi, miksimi dhe masterizimi u realizua nga Apollo.

Screenshot 8 20 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit.

Ky projekt i saj vjen pak javë pas lindjes së fëmijës së parë, djalit Theo Mal. /Telegrafi/