FIFA fton Agim Ademin në ndeshjet finale të Kupës së Botës për klube

13:"ARMEND NIMANI
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të udhëtojë nesër në Doha të Katarit, ku është ftuar si mysafir special nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Federata e Futbollit e Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës për klube.
Kjo garë, e cila i bashkon klubet më të mira nga të gjitha kontinentet, ka filluar më 1 shkurt dhe përfundon me finalen e madhe më 11 shkurt.
FFK ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Federatën e Katarit, me të cilën ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi, teksa gjatë kësaj vizite presidenti Ademi krahas takimeve me drejtuesit e futbollit të këtij vendi do të zhvillojë takime edhe me homologë dhe zyrtarë nga vendet e tjera.

Nga
Telegrafi
05/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































