LAJMI I FUNDIT:

FIFA e pranon: Kemi pranuar ankesën e Atletico Madridit kundër ndjekjes së Barcelonës për Griezmannin

FIFA e pranon: Kemi pranuar ankesën e Atletico Madridit kundër ndjekjes së Barcelonës për Griezmannin

Pas sugjerimeve se Barcelona iu drejtua Antoine Griezmannit për një transferim në mënyrë të paligjshme, FIFA konfirmoi se ata kanë marrë një ankesë zyrtare nga Atletico Madridi lidhur me çështjen.

Çështja, e mohuar nga katalanasit, u shfaq si një çështje serioze të martën, deri sa të dielën Josep Maria Bartomeu ishte takuar me familjen e francezëve përpara.

Është krejtësisht e qartë sepse ish-sulmuesi i Real Sociedadit paraqet një mundësi tërheqëse për gjigantët katalanas, pasi klauzola e tij e blerjes prej 100 milionë eurosh nuk mund të rritet dhe ai do të ishte një alternativë më e lirë dhe ndoshta më e mirë se Philippe Coutinho.


Barcelona e ka mohuar një gjë të tillë rreth bisedimeve me sulmuesin francez, por skuadra spanjolle ka vendosur të ankohet në FIFA.

‘Çështja Griezmann’ ka futur në telashe Barcelonën! (Getty Images)

Tani është vet shtëpia më e madhe e futbollit në botë që ka njoftuar për media se kanë pranuar ankesë nga Atletico Madridi lidhur me këtë çështje.

“Ne kemi marrë një ankesë nga Atletico de Madrid për rastin Antoine Griezmann”, tha të mërkurën një zëdhënës i FIFA-s për gazetën Marca.

Griezmann rinovoi kontratën e tij me Los Rojiblancos vetëm në muajin qershor të këtij viti, duke e vazhduar atë deri në vitin 2022.

Në përputhje me rregullat e FIFA-s, klubeve nuk u lejohet që të kontaktojnë me lojtarët që i përkasin ekipeve të tjera deri në gjashtë muaj para se të përfundoj kontrata e tyre aktuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Kalo në kategori