FIFA 22, Kylian Mbappe sërish në kopertinën e videolojës së re

FIFA 22 së shpejti do të vjen në treg, por tashmë dihet që kopertina e lojës së re të futbollit do të ndryshojë. Gjithashtu dihet se do të ketë edhe ndryshime tjera në lojë.
Sa i përket kopertinës, atë do ta “pushtojë” futbollisti francez Kylian Mbappe, i cili ishte protagonist edhe në kopertinën e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është risia e vetme që EA ka njoftuar, pasi që është paralajmëruar që trajleri i FIFA 22 do të publikohet sot në orën 18:30.
Të gjitha detajet për ndryshimet e paralajmëruara, do të bëhen të ditura pak orë para finales së Evropianit ku do të takohen Anglia dhe Italia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































