Fier, vritet me armë zjarri 53-vjeçari

Sipas policisë lokale, Toska është taksapagues i rregullt në shtet për aktivitetin që ushtron prej disa kohësh. Lajmi për blerjen e viçave është mësuar nga bashkëfshatarët e tij. Në orët e vona të natës, M. Muska ka shkuar për të vjedhur viça në stallën e biznesmenit, që ndodhet 15 metra larg vilës dykatëshe të këtij të fundit. Në momentin që 53-vjeçari ka hyrë në stallë është pikasur nga roja i stallës, Alfred Abedini, banues në fshatin Kurjan të Fierit.
Menjëherë 25-vjeçari ka marrë çiften dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të personit që po tentonte të vidhte, duke e lënë atë të vdekur në vend. Krismat e armës kanë alarmuar familjen Toska, e cila ka sinjalizuar policinë për vrasjen. Menjëherë, efektivat blu janë nisur për në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës.
Kufoma është identifikuar nga djali i viktimës. Ndërkohë, autori i krimit është arrestuar dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit të Policisë së Fierit. /GSH/





















































