LAJMI I FUNDIT:

FIA heq “flamurin e kaltër” në garat e Formula 1, parakalimet bëhen më të vështira

FIA heq “flamurin e kaltër” në garat e Formula 1, parakalimet bëhen më të vështira

Pilotët që duelojnë për fitoren dhe që janë një xhiro përpara pilotëve më të avashtë, gjithnjë kanë pasur avantazhin e një parakalimi të lehtë.

E gjithë kjo pasi flamujt e kaltër që valëvitin komisarët e pistës sinjalizojnë hapjen e krahut nga ta që janë një xhiro pas.

Por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pritet ta modifikojë këtë rregull, madje ta heqë atë, çka do të thotë që pilotët e avashtë nuk janë të detyruar më të hapin krahun edhe pse janë një apo më shumë xhiro pas pilotët që vjen pas tyre.


Ky modifikim i rregullores pritet ta bëjë më të bukur garën, pasi pilotët që pretendojnë për fitore, mund të vuajnë mjaft për të bërë këto parakalime “të lehta”, duke humbur mjaft kohë pas makinave më të avashta në pistë.

“Ky ndryshim është propozuar disa herë, por nuk ka gjetur mbështetje. Gjithsesi, ne e kemi vlerësuar si të kotë këtë rregull, ndaj po mendojmë për ta hequr atë në të ardhmen, për t’i bërë garat më tërheqëse dhe parakalimet më të vështira”, tha Charlie Whiting, drejtori i garave të Formula 1.

Ndryshe, garat në Formula 1 do të kthehet gjatë fundjavës me garën për Çmimin e Madh të Monacos. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori