LAJMI I FUNDIT:

FFK thotë se Statovci e grushtoi gjyqtarin

FFK thotë se Statovci e grushtoi gjyqtarin

Nuk është Ismet Munishi, por Faruk Statovci. Kështu e ka konstatuar Federata e Futbollit e Kosovës, sulmuesin e gjyqtarit anësor Driton Preniqi. Edhe pse në pamje televizive shihej se trajneri Munishi ka grushtuar gjyqtarin, Komisari i Garave, Ismet Ahmeti, ka ngritur procedurë disiplinore ndaj futbollistit Statovci, i cili në ato momente iu vërsul gjyqtarit bashkë me trajnerin dhe zyrtarë tjerë që gjendeshin në bankinë.

“Lojtarit të KF Llamkos Kosova, Faruk STATOVCI (me nr.licence 6 dhe librezë 2427, (motivi: edhe pse i zëvendësuar, grushtim i asistentit në tollovinë e krijuar tek ai, pas anulimit të golit në min.80) në ndeshjen e javës së 27 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll Llamkos Kosova-Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri (Raporti i zyrtarëve, dhe pamjet nga video inçizimet e televizioneve)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ahmeti deklaroi për Arenën se në bazë të pamjeve televizive, Statovci është ai që ka grushtuar gjyqtarin, kurse Munishi e ka shtyrë. “Asnjëri nga gjyqtarët nuk tregon, madje as ai që është sulmuar. Në bazë të pamjeve shihet që Statovci e ka goditur nga prapa”, tha Komisari i Garave të FFK-së. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori