Sot (e martë) Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me njoftim publik për të gjithë ata që janë pajisur me bileta, duke iu shpjeguar rregullat që duhet ndjekur:


"Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që janë pajisur me biletën online të ndeshjes Kosova-Azerbajxhani, se janë të obliguar që atë ta printojnë-shtypin (nuk ka rëndësi bardhezi apo me ngjyra, por printimi duhet të jetë i pastër). Emri dhe mbiemri në biletë duhet të përputhet me të dhënat personale në letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër identifikimi (me fotografi) nga personi që hyn në stadium. Çdo mbajtës i biletës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi. Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare kërkohet prania e prindit apo kujdestarit përkatës, i cili duhet të jetë mbi moshën 18-vjeçe. Gjatë hyrjes në stadium stafi përgjegjës për siguri mund të kërkojë nga shikuesit që të tregojnë një dokument identifikimi me qëllim të validitetit të biletës. Nëse bileta është e dëmtuar hyrja në stadium nuk është e mundur. Kini kujdes, mos e shpërndani biletën me barkod të dukshëm sepse rrezikoni që bileta juaj të përdoret nga persona të tjerë dhe më këtë rast hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur. Me biletë hyrja në stadium i lejohet vetëm mbajtësit të saj dhe për një hyrje të vetme", shkruan FFK.

telegrafi sport app