FFK brenda pak ditësh shpall zgjedhjet për kryetar

Federata e Futbollit të Kosovës pritet që gjatë kësaj jave t’i hap zgjedhjet për kryetarin e ri me mandat katërvjeçar.Telegrafi mëson se shtëpia e futbollit kosovar ka përfunduar të gjitha procedurat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve që do të shpallen brenda pak ditësh.
Kandidatët që duan të garojnë për të kreun e FFK-së duhet t’i kenë 15-të nga 59-të nënshkrimet e delegatëve të kuvendit.

Kryetari aktual, Agim Ademi pritet që sërish të kërkojë besimin edhe një tjetër mandat.
Po ashtu, ambiciet për kreun e FFK-së kanë shprehur edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti, emrat që tashmë dihen zyrtarisht. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































