Ajo është ndër artistet shqiptare që ka arritur të prekë majat e suksesit në skenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë Dua Lipën, e cila që kohë më parë ka filluar me përgatitjet për projektin e saj më të ri muzikor.


Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se kënga do të lansohet këtë të premte me klip.

dualipa 123184310 173757524359267 2209489449093047417 n (Foto: Instagram)

“Fever” mban titullin prodhimtaria muzikore, që nëse përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë ‘Ethe’.

Dua ka ndarë edhe një fotografi nga xhirimet e klipit, të cilin e ka realizuar gjatë punës në Londër.

dualipa 123326897 408605793483192 7968019412657866174 n (Foto: Instagram)

Përndryshe, “Fever” tashmë është lansuar në versionin ‘audio’, e që erdhi në bashkëpunim me artisten belge, Angele. /Telegrafi/