LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Zv. kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot bashkë me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Ambasada Amerikane në luftën kundër korrupsionit, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Fetai thotë se kjo ngjarje është një mesazh i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe shteti i së drejtës mbeten prioritete të përbashkëta për të gjithë ne.

“Korrupsioni është një pengesë madhore për drejtësinë, zhvillimin dhe barazinë në çdo shoqëri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa konkret për të forcuar mekanizmat kundër epidemisë së korrupsionit, përfshirë auditimet sistematike, ndryshimet ligjore dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet relevante. Angazhimi ynë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Fetai.


Ai ka shtuar se kjo betejë kërkon përkushtim të gjithanshëm, nga qeveritë dhe qytetarët. Gjithashtu Fetai shtoi se me mbështetjen e partnerëve si SHBA dhe vullnetin tonë të palëkundur, do të ndërtojmë institucione të forta dhe një shoqëri të bazuar në integritet dhe drejtësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori