Për numrin e madh të të punësuarve maqedonas dhe pak të atyre shqiptarë kohëve të fundit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka fajësuar Arben Taravarin.

Fetai tha sot se Taravari ka tërhequr përfaqësuesin e ASH-së për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.


“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, deklaroi Arben Fetai.

Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.