LAJMI I FUNDIT:

Raportet Kosovë-Gjermani, Rohde: Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike

Raportet Kosovë-Gjermani, Rohde: Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike

Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare.

Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.


“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë…Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta.”, tha ai.

Ndërsa, Albin Kurti u shpreh se ka kënaqësinë për të festuar 15-vjetorin e marrëdhënieve zyrtare diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai tha se në 15 vjet të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë disidentë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj.

Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.”, tha ai.

Kurti shtoi se bashkëpunimi Kosovë-Gjermani sa do të shkojë duke u zgjeruar. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori