Motoskafe, fotografi dhe buzëqeshje, të famshmit e Hollywood-it zbarkojnë në Lido të Venecias për të startuar festivalin e tyre. Vëmendje tërhoqi “E preferuara” Ema Stone dhe, natyrisht nuk mund të mos flitej për “Njeriun e parë”, Ryan Gosling
Mbrëmjen e së mërkurës startoi edicioni i 75-të i Ekspozitës së kinemasë në Venecia ( 29 gusht-8 shtator). Janë 21 filmat në garë, pas së cilëve fshihen regjisorë të një kalibri si Damien Chazelle, që është fitues i gjashtë çmimeve Oscar, apo të vëllezërve Cohen, me katër Oscar. Ky edicion u hap me prezantimin e filmit “First Man” të Chazelle, që ka në kast aktorët Ryan Gosling dhe Claire Foy. Përgjatë këtyre ditëve, “Lido di Venezia” do të jetë i mbushur me regjisorë, aktorë, kineastë dhe të apasionuar.
Në plan të parë të garës natyrisht është filmi me 21 tituj ndërkombëtarë, midis të cilëve tre italianë të përzgjedhur nga drejtori artistik Alberto Barbera: përveçse “First Man” nga hazelle që përmendëm më sipër, vëmendja është fokusuar në pjesëmarrjen për herë të parë të Ethan e Joel Coen me “The Ballad of Buster Scruggs” me aktorët James Franco dhe Liam Neeson. Si ata edhe francezi Jacques Audiard me “The Sister Broothers”, i shoqëruar nga Joaquin Phoenix, si dhe László Nemes me “Sunset”. Pritet edhe rikthimi i Alfonso CuaronIT, që do të prezantojë një fragment nga fëmijëria e tij meksikane me “Roma”, si dhe piktori-regjisor Julian Schnabel me filmin “At Eternity’s Gate”. Do të zbarkojnë sërish në Lido italianët Mario Martone dhe Luca Guadagnino, ky i fundit në garë me filmin horror “Suspiria”, të Dario Argentos.
Para së gjithash, do të jepet jashtë garës debutimi në regji nga Bradley Cooper, “A star is born”, nga klasiku i talentuar George Cuckor me Judy Garland, rrëfimi i ngjitjes artistike të një të reje të talentuar në muzikën kantri. Protagoniste: ylli i popit Lady Gaga. Gjithmonë jashtë konkursit janë dy puntatat e serisë televizive “Mikesha gjeniale”, që mbajnë firmën e Saverio Costanzos dhe të frymëzuara nga vepra letrare e Elena Ferrantes. Produksionet janë Rai, Wildside dhe HBO amerikane (ajo e “Game of Thrones). I prodhuar nga Netflix dhe në garë në seksionin “Orizzonti” është “Në lëkurën time”, një film kontrovers i Stefano Cucchi-t.
Pas Alessandro Borghit në vitin 2017, e prezanton ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes së “Ekspozitës kinematografike të Venecias”, Michele Riondino, një aktor tepër i talentuar i kinemasë, televizionit dhe teatrit. Çmimin “Luani i artë” të këtij edicioni do ta vendos juria ndërkombëtare e udhëhequr nga regjisori Oskar 2018, Guillermo del Toro. Do të ketë si pjesë të saj edhe anëtarë si Paolo Genovese, Christoph Waltz , Naomi Watts, Trine Dyrholm , Nicole Garcia , Sylvia Chang, Malgorzata Szumowska e Taika Wititi. /Anila Dedal/Shekulli/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
U bëmë vasalë të serbëve, e lamë Kosovën nën shtypjen e tyre

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët

ÇKA DO ZOTI

Kur më të dashurit vdesin, ata kurrë nuk largohen

Testi 3

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër