Edhe një javë kanë mbetur nga organizimi i Festivalit të Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”.
Ky festival i organizuar për herë të parë në Kosovë, përgjatë ditëve 24, 25 dhe 26 Maj do të jetë mundësi e madhe e aventurës dhe argëtimit, ku Peja do të jetë qendra e aktiviteteve rekreative në natyrë.
Disa prej aktivitetve FALAS që vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në to përfshijnë ecje në natyrë, çiklizëm, ngjitje në shkëmbinj, paragliding, speleologji si dhe udhëtime të ndryshme në shtigjet e Pejës, duke u njohur me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të kësaj zone.
Përveç aventurës dhe trashëgimisë, festivali ofron gjithashtu programe kulturore të pasura dhe konferenca që adresojnë çështje të rëndësishme si zhvillimin e infrastrukturës së turizmit aventuresk dhe sfidat në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm.
Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar Peja priti 563,000 vizitorë, duke forcuar reputacionin e saj si një qytet lider i turizmit. Dhe me lindjen e “Peja Outdoor Tourism Festival”, ky numër pritet të rritet edhe më tej.
Sipas Raif Gjikolli, udhëheqës i shoqatës bjeshkatare alpiniste “Gjeravica”, festivali ka lindur në kuadër të një projekti ku ai është angazhuar.
“Është projekti Cross Border me Malin e Zi. Aty kemi pasur një buxhet për një festival. Buxheti ka qenë shumë i vogël por pas disa konsultimeve me Shoqatat e Pejës që jemi aktive në këto aktivitete, kemi vendosur që t’i japim një frymë qytetit dhe vendosëm të bënim Festivalin e Pejës “Outdoor Tourism Festival”.
Tutje, ai shtoi se është menduar që çdo vit në fund të majit të bëhet hapja e Turizmit në qytetin e Pejës.
Festivali fillon më datë 24 maj dhe do të hapet me një konferencë ku do të ketë disa panele diskutimi ndër to edhe paneli për turizëm dhe për mjedis.
Pas konferencës, në orën shtatë në Galerinë e Arteve, të gjitha shoqatat e Pejës që merren me aktivitete outdoor do të kenë një ekspozitë promovuese.
Ndërkaq dita e shtunë dhe e diele do të jenë të pasuruara me një sërë aktivitetesh në terrene të përshtatshme për të gjithë ata të cilët nuk i kanë përjetuar më herët këto aventura.
Aktiviteti më sfidues pritet të jetë ngjitja në majën më të lartë të Pejës në Gurin e Kuq që gjendet në drejtim të Rugovës me një lartësi 2522m, por krahas saj do të ketë edhe aktivitete të tjera përfshirë pesë ecje gjithëpërfshirëse për të gjitha grupmoshat si dhe vrap malor.
Sipas Gjikollit, vitin e ardhshëm do të realizohen edhe tri shtige: sky running, trail running dhe vertikal running, projekte këto që do të realizohen direkt nga sheshi i qytetit të Pejës.
Ky festival synon të shërbejë si dëshmi e përpjekjeve bashkëpunuese të institucioneve publike dhe private në avancimin e sektorëve të turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Pejë. Nëpërmjet një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ngjarjesh, vizitorët e të gjitha moshave do të kenë mundësinë të eksplorojnë bukuritë natyrore, aventurat dhe trashëgiminë kulturore të kësaj zone.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Mrika Nikqi do të jenë disa nga emrat e njohur publik që i bashkohen këtij Festivali të Turizmit!
Prandaj, nëse doni të krijoni momente të paharrueshme dhe kreative, bashkohuni në “Peja Ourdoor Tourism Festival” me 24, 25 dhe 26 maj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës