Festivali tradicional "KAH DRITA"


KAH DRITA rikthehet me edicionin e tretë në Junik, duke sjellë një festival që ndërthur trashëgiminë kulturore, natyrën, artin dhe edukimin. I organizuar nga CHwB Kosova, festivali këtë vit i kushtohet transhumancës, traditës së lëvizjes sezonale të blegtorëve drejt bjeshkëve, një praktikë që vazhdon të jetë pjesë e identitetit kulturor të Kosovës.
Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative, festivali synon të afrojë publikun me trashëgiminë e zonës së Junikut dhe të krijojë një përvojë autentike që lidh komunitetin, natyrën dhe kulturën. Programi përfshin filma dokumentarë, muzikë live, punëtori, ecje në bjeshkë dhe njohje nga afër me jetën tradicionale në stan.
Detajet
Data: 4 dhe 7 korrik 2026
Koha: 10:00 - 15:30
Vendndodhja: Junik
Programi?
Festivali zhvillohet në dy ditë të veçanta dhe sjell aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.
Më 4 korrik, programi nis në Valavicë me:
- Punëtori edukative për inteligjencën artificiale
- Aktivitete dhe punëtori për fëmijë
- Shfaqjen e filmit dokumentar “Stina e Stanit”
- Bisedë me autoret e filmit
- Hapjen zyrtare të festivalit
- Përurimin e Ballkonit Panoramik në Gjocaj
- Koncert nga Dukagjin Muhaxheri Quartet
- Performancë nga Peppa Marriti Band
Më 7 korrik, festivali vazhdon në Bjeshkët e Junikut me:
- Vizitë në stanin e familjes Krasniqi
- Ecje në kullota dhe njohje me traditat e blegtorisë
- Demonstrim të përgatitjes së produkteve tradicionale të qumështit
- Drekë tradicionale në bjeshkë
- Interpretim të këngëve të bjeshkës nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Deçani
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar nga afër jetën në bjeshkë dhe traditat e transhumancës
- Për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, artistike dhe edukative në natyrë
- Për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës
- Për të krijuar lidhje të reja me komunitetin lokal dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
- Për të shijuar muzikë, film, gastronomi tradicionale dhe përvoja autentike në Bjeshkët e Junikut
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Pjesëmarrja në festival është falas.
Për aktivitetin e 7 korrikut në Bjeshkët e Junikut kërkohet regjistrim paraprak përmes formularit të organizatorëve.
Kontakt:
- +383 45 133 134
- chwb.kosovo@gmail.com
Facebook:
https://www.facebook.com/CHwBKosova/



































