Interex mbështetësi kryesor i artit që udhëton pa mure

Përmes mbështetjes si sponsor gjeneral, Interex ka bërë të mundur zgjerimin e festivalit në Pejë dhe Mitrovicë, duke sjellë për herë të parë opera në hapësira publike jashtë kryeqytetit dhe duke dëshmuar përkushtimin për promovimin e artit në çdo cep të Kosovës.


 Festivali Ndërkombëtar i Operës “Rame Lahaj” , me përkrahjen e fuqishme të Interex si sponsor gjeneral, shënon edicionin e tij të pestë me një thirrje të qartë: Kosova ka nevojë për një shtëpi të sajën të operës.

Nën moton “Ëndrra pa kufi, opera pa mure”,  është bërë simbol i vizionit artistik që shkon përtej pengesave fizike e institucionale, duke sjellë në Kosovë artistë të klasit botëror dhe duke kthyer qytetet në skena për artin operistik.

“Ndërtimi i një shtëpie opere nuk është luks, por domosdoshmëri kulturore,” deklaron tenori i njohur Rame Lahaj, themeluesi i festivalit.

Nexhmije Pagarusha, mbrëmje nderimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë

Një nga pikat më të veçanta të këtij edicioni është koncerti-homazh për Nexhmije Pagarushën, ikonën e muzikës shqiptare.

📍 23 Korrik – Prishtinë

📍 24 Korrik – Pejë, në qendrën tregtare American Retail Park – Interex

📍 25 Korrik – Mitrovicë, në parkingun e pikës Interex

🎤 Artistët pjesëmarrës:

-Edona Reshitaj -A R B Ë R E S H Ë -Adhurim Grezda -Gala El Hadidi

🎶 Të shoqëruar nga Gent Rushi Group

🎟 Hyrja është pa pagesë në të gjitha lokacionet. Opera që tejkalon kufijtë

Me pjesëmarrje nga artistë të njohur ndërkombëtarë nga SHBA, Afrika e Jugut, Turqia, Italia, Austria e shumë vende të tjera, RLIOF5 dëshmon se muzika klasike nuk njeh kufij gjeografikë apo kulturorë. Ajo i përket njerëzimit  dhe Kosova është pjesë e kësaj skene globale.

🟨 RLIOF5, me përkrahjen e Interex, nuk është vetëm një ngjarje kulturore – është një thirrje për t’i dhënë zë ëndrrës së brezave të rinj: një shtëpi e vërtetë për operën në Kosovë.