LAJMI I FUNDIT:

Festina Koxha, vajza 20-vjeçarje që ndan drejtësinë në futboll

Festina Koxha, vajza 20-vjeçarje që ndan drejtësinë në futboll

Që në moshën 17 vjeçare kishte filluar të ndajë drejtësi në futbollin kosovar.

Mes paragjykimesh në stadiumet tona, pasioni, puna e palodhshme dhe dëshira, dolën në rend të parë për të.

Kjo e ka shtyrë Festina Koxhën, të mos ndalet dhe ta ndjek ëndrrën.


“Referimin e kam filluar që nga mosha 17-vjeçare. Në fillim kam referuar në ligat regjionale, ndërsa tash kam kaluar në Ligën e tretë”.

Fillimisht Festina nisi karrierën si futbolliste në klubin e femrave, Vizioni nga Ferizaj. Por me kalimin e kohës, ajo vendosi të ndjek hapat për tu bërë gjyqtare, pasi virtytin për të qenë e drejtë e pati edhe kur ishte futbolliste.

“Fillimisht kam qenë lojtare në futboll me një klub të Ferizajt, por më pas vazhdova me referim. Qysh kur kam filluar të luaj si futbolliste i kam përcjellë hapat e referit dhe nga aty më ka hyrë dëshira për referim”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Tashmë 20 vjeçare, edhe pse e re në moshë, ajo tregon se sa e vështirë është të pranohet një femër në mesin e shumë meshkujve si gjyqtare.

“Vështirësitë janë mjaft të mëdha, por me punë dhe angazhim besoj se do të eci para”.

Me punë dhe përkushtim, Festina synon që shumë shpejt të ndajë drejtësi në Superligën e Kosovës dhe ndeshje ndërkombëtare.

Për fund, ka një mesazh për të gjitha vajzat që duan të ndjekin rrugën e saj. Festina Koxha është në mesin e 20 gjyqtareve femra në Kosovë që ndajnë drejtësi në futbollin kosovar.

“Sigurisht se qëllimet e mija janë të arrijë në Superligë dhe të ndajë drejtësi edhe në garat ndërkombëtare. Besoj se me punë dhe përkushtim do të arrijë qëllimet e mia. Unë ju bëjë thirrje vajzave që nëse e kanë dëshirë referimin le të vazhdojnë. Sigurisht se çdo gjë në fillim ka vështirësitë e veta”.

20 vjeçarja nga Ferizaj aktualisht referon në ligën e dytë dhe të tretë në kampionatin kosovar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori