Festim Alidema është një djalosh 20 vjeçar nga Pozherani i Vitisë, ndërsa aktualisht luan te Llapi dhe po bën magji në fillimin e këtij sezoni.

Te Llapi erdhi sezonin e shkuar kur shkëlqeu me Vllazninë, ndërsa llapjanët fituan garën me Prishtinën për t’i siguruar shërbimet e tij.


Por, pas çdo historie të bukur, ekziston edhe një e dhimbshme, siç është ajo e këtij djaloshi.

26169429 1521689741279199 4379562154260026064 n e1537825069163

Sa ishte pjesë e Vllaznisë, në fillim të muajit korrik, katër anëtarë të familjes së tij humbën jetën në një aksident tragjik në Prishtinë.

Por, ai nuk u dorëzua dhe vazhdoi rrugën e tij. Nuk e harron të shkuarën dhe vazhdon të mendohet për të ardhmen, siç thotë edhe vet: “Ky sukses i dedikohet familjes time në boten tjetër dhe në këtë botë".

40152327 2077068535650982 6466873206081847296 n

E nisi me gola te Vllaznia, për të rënë në sy të Llapit, që ia plotësuan dëshirat dhe e bën të vetin.

Siç e pranon edhe vet ai, gjashtë muajt e parë nuk ishin të mirë, por ky edicion me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli, ka qenë i shkëlqyer për të, ku ka shënuar edhe katër gola.

37565447 676990042673625 1003258696253308928 n 1 e1537825052375

“Jam nga janari te Llapi, ku në fillim nuk kam pasur një sezon të mirë, por këtë sezon po kaloj një formë më të mirë dhe besoj që do të vazhdoj me këtë formë që ta ndihmoj klubin drejt objektivave”, thotë Alidema.

Ai tutej shton, se ardhja e trajnerit Bylbyl Sokoli, ka bërë që ai të ketë më shumë hapësirë, ndërsa i ka caktuar vetit edhe një numër të caktuar golash sa do të shënojë këtë edicion.

“Me të ardhur ‘Profa’ (Bylbyl Sokoli) kam hasur në përkrahjen e tij maksimale. Besoj që deri në fund të kampionatit do të shënoj mbi 17-18 gola, diku 20”, thotë duke qeshur Alidema për Telegrafin.

42058287 10156601024147243 8868311475656065024 n

Anësori nuk fsheh synimet dhe flet për objektivat e Llapit, që sipas tij mbetet titulli i kampionit.

“Po Besoj që Llapi këtë sezon ka synime të mëdha dhe kemi ekip që të shpallemi kampion”.

42319737 10156611277567243 4620877622102982656 o 1

Alidema me paraqitjet e tij shpreson t’i ketë dhënë ndonjë indikacion trajnerit të Kosovës U-21, Rafet Prekazit, ku pret edhe ftesë.

“Po normalisht që dëshira ime e madhe është që të shkoj në ndonjë grumbullim të Kosovës U-21. Besoj që do të ftohem për ndeshjet e radhës”, përfundoi Alidema.

29541956 1874481582576346 980803206622172231 n

Llapi në këtë sezon ka tubuar 13 pikë, me katër fitore, një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/

telegrafi sport app