Festat e fundvitit- nga kjo e shtunë deri më 8 janar 2023 mbyllet për qarkullim rruga “George Bush” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se duke filluar nga e shtuna e 26 nëntorit deri të dielën, më 8 janar 2023 për shkak të festave të fund vitit rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur.
Komuna e Prishtinës njofton se rrjedha e qarkullimit të autobusëve do të ndryshojë.
Me ndryshimin e qarkullimit të autobusëve mund të njoftoheni në bazë të fotografive të mëposhtme: Linja Nr. 1 - Ndryshimi i linjës nga drejtimi F. Kosovë - Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit tek Fakulteti Teknik.
Nga
Telegrafi
25/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































