Italia e ka shijuar në maksimum triumfin në finale të Euro 2020, pasi e mposhti Anglinë përmes penalltive në Wembley.

Azzurët e morën trofeun e dytë në histori të tyre, derisa Tre Luanët nuk e kanë shijuar ende këtë ndjenjë.


Italia e arriti që të dërgonte ndeshjen në vazhdime me golin e Leonardo Bonuccit, gjersa llogarinë për Anglinë e kishte hapur Luke Shaw qysh në minutën e dytë.

Në penallti, italianët u treguan më të saktë, duke shënuar tre herë, për dallim nga anglezët që shënuan dy.

Lojtarët e Italisë e shijuan në maksimum triumfin e arritur në Wembley, gjersa festuan edhe në zhveshtore.

Mes shumë lojtarëve, aty ishte edhe legjenda Daniele de Rossi (ndihmës i Mancinit), që iu bashkua lojtarëve të kombëtares së tij, e që u përshi në një festim mbi tavolinë. /Telegrafi/

https://twitter.com/mishingallifrey/status/1414355744418320389

telegrafi sport app