Është mbajtur sonte (e shtunë) në Gjilan festivali i muzikës popullore “Fest Flaka 2015”, ngjarje kjo e cila e përmbyll manifestimin maratonik shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, i cili sivjet është mbajtur për herë të 24-të, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në këtë mbrëmje ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, drejtorë komunalë, këshilltarë komunalë e artdashës të të gjitha trojeve shqiptare.
Në garën e fortë prej 13 konkurrentëve nga mbarë trojet shqiptare, juria profesionale në përbërje të Valton Beqirit, Sanije Matoshit dhe Isa Jakupit e ka shpallur fituese e këtij Festivali solisten gjilanase Ilire Ismajli, e cila interpretoi këngën “Baresha”.
Vendi i dytë është ndarë për Jetmir Rexhepin – “Vijn vaporat” dhe Besa Krasniqin – “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa vendi i tretë u ka takuar Herolinda Bucaliut – “Nënë moj do prej gërshetin” dhe Ylberina Avdylit – “Bishtalecat palë, palë”.
Në fjalën e tij, Haziri tha se ajo që Gjilanin e dallon nga të tjerët është se “ne heronjtë e mëdhenj të kombit i nderojmë me vlera kulturore”.
“24 vite më herët e kemi filluar “Flakën e Janarit”, me një simbolikë së pari në Përlepnicë, për të vazhduar në Bresalc e Gjilan, duke improvizuar teatrot me akademi, ekspozita etj., dhe të gjitha aktivitetet jemi munduar t’i përmbyllin brenda 2-3 ditësh. Por, ajo që Gjilanin e dallon nga të tjerët është se ne heronjtë e mëdhenj të kombit i nderojmë me vlera kulturore. Tash e 24 vite më herë e kemi filluar dhe tash e 240 vjet më herët Gjilani është qyteti i dytë më i madh pas Shkupit, në Karadak”, u shpreh Haziri.
Kryetari tha se këtë vit do të punohet për ta sjell Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin në shtatore të bronzit në Gjilan, do të bëhet busti i Esat Berishës e Halim Oranës, derisa do të emërohen e riemërohen rrugët e vendbanimet me emrat e tyre.
“Në këtë vit ‘Flakën e Janarit’ ia kemi kushtuar 70-vjetorit të kryengritjes së madhe të Gjilanit, e cila njihet si kryengritja më e madhe anti-komuniste. Kryengritësit e kësaj kohe nuk e kanë pranuar nënshtrimin, janë çu n’këmbë dhe kanë luftuar nën komandën e Mulla Idriz Gjilanit dhe shumë luftëtarëve të tjerë si Shefki Desivojca, Bejtë Pireva etj., të cilët nuk pranuan nënshtrimin, u kryengritën, luftuan dhe e çliruan Gjilanin, por u shtypën më vonë. Rendi i ri botëror që ishte “Liri për Europën e për botën”, për shqiptarët në Ballkan ishte okupim i ri. Ne këtë 70-vjetor ia dedikojmë këtyre luftëtarëve, këtyre të vrarëve e të shtypurve, ku zëri i tyre, i Esat Berishës, Halim Oranës e të tjerëve, ishte zë i lirisë. Ishte thirrje që të mos pranohet okupimi. Ky 70-vjetor nuk përfundon me manifestimin “Flaka e Janarit”. Ne i kemi përkujtuar të masakruarit, të vrarët, heronjtë e dëshmorët dhe viti 2015 shpallet vit i kryengritjes shqiptare dhe ne gjatë tërë vitit do të punojmë për ta sjell Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin në shtatore të bronzit në Gjilan, do ta bëjmë bustin e Esat Berishës e Halim Oranës, do të emërojmë e riemërojmë rrugë e vendbanime me emrat e tyre sepse ata bënë që ne sot të jemi të lirë”, ka shtuar Haziri.
Kreu i gjilanasve ka falënderuar presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani për dekoratat që i kanë dhënë për Gjilanin dhe heronjtë e tij.
“Më lejoni ta falënderoj presidenten e Republikës, zonjën Atifete Jahjaga, për dekoratat që i ka dhënë Gjilanit dhe gjilanasve, pas 70–vjetësh, sikurse edhe presidentin e Shqipërisë, zotëri Bujar Nishanin, për dekoratat për Gjilanin dhe gjilanasit. Duhet ta ruajmë “Flakën e Janarit”, ta bëjmë më kombëtare e më mbarëkombëtare. Me aktivitetin tonë do ta sjellim këtu jo vetëm Tiranën, Shkupin, Ulqinin, Prishtinën e Prizrenin, por këtu duhet të vije Tropoja, Saranda, Tetova, Gostivari, Tuzi dhe kudo që jetojnë shqiptarët”, tha Haziri.
Ai i ka bërë thirrje kompozitorëve, këngëtarëve, shkrimtarëve, poetëve e historianëve, që ta zbardhin kryengritjen e Gjilanit, të bëjnë poezi e këngë për këta njerëz, derisa shtoi se “Flaka e Janarit” do të rishikohet në të ardhmen.
““Flaka e Janarit” do të rishikohet. Do të jetë një ofertë publike për ta bërë më mbarëkombëtare, më të riorganizuar dhe në këtë vit, të gjitha punimet që lidhen me 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit me histori të komandantëve, luftëtarëve, kryengritësve etj., Komuna e Gjilanit do t’i sponsorizoj botimet për të gjithë ata që shkruajnë, ofrojnë, fakte, dëshmi, histori e zbardhje”, ka përfunduar kryetari Haziri.
Në këtë festival kanë performuar edhe solistët mysafirë: Mirvete Bajrami-Haziri, Nazim Gagica e Majlinda Bajrami, sikurse edhe këngëtarët veteranë të “Flakës së Janarit”: Gjylije Maksuti, Reshat Ramadani, Shyhrete Ymeri, Rexhep e Rustem Jashari dhe Sirije Gagica.
Festivalin e muzikës popullore “Fest Flaka 2015” e ka transmetuar drejtpërdrejt Radio Televizioni i Kosovës, për çka Komuna e Gjilanin shpreh falënderim të veçantë, sikurse edhe për mediat tjera, të cilat e përcollën në mënyrë të vazhdueshme manifestimin “Flaka e Janarit 2015”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Epoka e pendesës: Brezi Z u rrit i ngjitur për ekranin dhe humbi kënaqësinë e të qenit njeri

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë
Homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa