LAJMI I FUNDIT:

Ferrari plotëson çdo dëshirë, blerësi kërkon ulëse të veshura me material të xhinseve

Ferrari plotëson çdo dëshirë, blerësi kërkon ulëse të veshura me material të xhinseve

Ferrari SF9- Stradale Assetp Fiorano, është një plug-in hibrid me 1.000 kuaj-fuqi i pajisur me karrige të veshura me material të xhinseve – e më të njëjtin material është mbuluar edhe tabela komanduese.

E duket se Ferrari është i gatshëm të bëjë shumë kompromise për të kënaqur dhe përmbushur kërkesat e klientëve të pasur, kështu materialin e xhinseve e ka ofruar në ofertën e pjesëve të personalizuara, transmeton Telegrafi.


Në katalogun e Ferrari figuron materiali i xhinseve i vendosur në një SF90 Stradale, që ndryshe njihet si Kurokii Superstone Bleach Denim.

Një njësi e tillë është porositur nga një blerës nga SHBA-të, kurse Ferrari i tillë u filmua në një auto sallon në Ford Loderdale në Florida.

Pronari i ardhshëm për një veturë me material të tillë duhet të ndajë mbi 500 mijë dollarë, nëse dëshiron ta ketë në garazh.

Ferrari SF90 Stradale Asseto Firoano prodhon 1.000 kuaj-fuqi, që e vë në lëvizje motori 4 litërsh V8 me 780 kuaj-fuqi. Prodhuesi italian i shtoi edhe tre motorë elektrik që prodhojnë 220 kuaj-fuqi shtesë. /Telegrafi/