Gjykata Kushtetuese nxori të hënën një aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Lidhur me këto zhvillime të fundit në Kosovë, Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Hysamedin Ferraj, është shprehur se nismën e mori partia e Albin Kurtit për të paditur rrëmbimin e shtetit, ndërsa çlirimtarja e shtetit në këtë rast ishte Kushtetuesja.
Ferraj në ABC News tha se në zgjedhjet që e presin vendit VV do të arrijë 50 për qind të votave. Po ashtu, profesori u shpreh së në Kosovë vihet re një zhvendosje të elektoratit nga kalkulizmi drejt një etike të virtytit.
Dhe, këtë virtyt sipas tij krahas tipareve të tjera, elektorati e ka parë tek Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
“Kurti e ka provuar karakterin e vet, përballjet me premtimet, e ka pranuar që nuk pranon të qeverisë me çdo kusht, është i gatshëm të ruajë qëndrimet e veta, edhe duke e lënë qeverisjen…”
Ndërsa, duke folur për një qeveri të dytë të Kosovës me në krye LVV, Ferraj tha se ajo nuk do të jetë shumë e ndryshme nga qeveria e parë.
“E nisi seriozisht luftën kundër korrupsionit në gati dy muaj qeverisje, dhe ky është kushti themelor për integrim. Ndërsa, në politikën e jashtme, mbetet qëndrimi i vendosur përballë Serbisë.”
I pyetur nëse administrata e Joe Biden do t’i jepte më shumë lehtësi Kurtit për të vijuar politikën e reciprocitetit me Serbinë, Hysamedin Ferraj tha se nga SHBA nuk presin vetëm lehtësim por edhe mbështetje.
Ferraj theksoi se marrëveshja e 4 shtatorit, e firmosur në Uashington me Serbinë, nuk do të njihet nga qeveria Kurti.
“Ajo nuk është marrëveshje, është i zotim i Hotiit, çka do bënte ai nëse do të qeveriste, nuk angazhon askënd. Veç Avdullah Hotin.”
Por, a do të dalë edhe qeveria Kurti, ashtu si Vjosa Osmani kundër mini-Shengenit Ballkanik? Ferraj tha se, për mendimin e tij, nuk do duhej që Kosova të ishte pjesë e kësaj nisme.
“Problemet Kosovë-Serbi, janë politike jo ekonomike. Asnjë problem politik nuk zgjidhet mbi bazën e parimeve ekonomike. Duhet praktikisht që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të kërkojë falje për viktimat, të bëjë dëmshpërblimet…Të zgjidhen një herë problemet politike, pastaj vijnë ato ekonomike.”
Kurse, një mandat i tretë i Ramës, me një qeveri të kryesuar nga Albin Kurti në Kosovë nuk do t’i bënte dy vendet që të shkonin mirë në nivel qeverie, por, sipas tij, ndoshta mund të sillte një lloj tjetër uniteti./abcnews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?