Feronikeli ‘74 është ekipi i fundit që ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi mposhti me rezultat 2-1 Dinamon e Ferizajt.

Është mësuar tashmë edhe emri i tetë çerekfinalistë në Kupën e Kosovës dhe ai është Feronikeli ’74 pas fitores ndaj Dinamos në ndeshjen e luajtur në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, ku ishin mysafirët që gjeten golin të parët, ndërsa në fund barazuan vendasit.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të me anë të Almedin Klinaku, i cili shënoi për 0-1 nga pika e bardhë, ndërsa Muhamed Llapashtica (42’) u përkujdes për barazimin 1-1.


Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese duke krijuar raste dhe duke gjetur në fund të ndeshjes golin e fitores së madhe.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 87-të me anë të Kreshnik Bahtirit, i cili shënoi për 2-1 dhe ia siguroi fitoren dhe kualifikimin ekipit të tij në çerekfinale të Kupës së Kosovës.


Përveç drenicasve, në çerekfinale të Kupës së Kosovës janë kualifikuar edhe Llapi, Ballkani, Dukagjini, Ferizaj, Malisheva, Vushtrria dhe Gjilani. /Telegrafi/

telegrafi sport app