Feronit Shabani, i njohur ndryshe me emrin Fero, është ndër reperët më me emër në industrinë muzikore shqiptare.

Ai në paraqitjet e tij televizive nuk i kursen informacionet sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.


I ftuar në emisionin NIN, Fero është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me të dashurën, Arbenita Ismajli, me të cilën janë bërë gjërat më serioze.

Fero 2 e1579472417420 Foto: Arkiv

Fero u pyet nëse në planet e çiftit është krijimi i familjes, pasi edhe në rrjet po qarkullojnë aludime se modelja është shtatzënë.

“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, është shprehur ai.

ArbenitaFero e1558300763290 Foto: Arkiv

Përndryshe, Fero dhe Arbenita janë çifti më i dashur në estradën shqiptare, ndërsa komentohen gjithmonë për të mirë. /Telegrafi/