Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin artisik, Fero, momentalisht është duke e shijuar suksesin e albumit të tij më të ri "Self Loyalty".

Ky album, i cili u lansua ditë më parë në platformën Spotify, u prit shumë mirë nga publiku.


Artisti shqiptar njëherësh është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale dhe në koleksionin e tij nuk mungojnë as imazhet me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Fero së fundmi ka publikuar një fotografi pranë të dashurës në InstaStory, të cilët duket se po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin.

"Gruaja ime më e mira në botë", është përshkrimi sipër fotografisë së përbashkët të tyre.

szzzzzccc Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë së bashku, derisa Arbenita shpesh udhëton për në Gjermani, për të qenë më afër partnerit.

Në anën tjetër, Fero tash e disa muaj është zhvendosur në Berlin për të jetuar - aty ku edhe ka hapur studion e tij muzikore. /Telegrafi/