Gjatë ditës së sotme u raportua për një përleshje në mes të reperit Fero dhe producentit të njohur, Jetmir Agaj.

Dyshohet se bashkë me truprojën e tij, Feronit Shabanaj (emri i vërtetë) ka sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj në studion e tij muzikore në lagjen Dragodan në Prishtinë.


Pas këtij incidenti, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa sipas burimeve të gazetës Sinjali, ata janë arrestuar par pak çastesh nga Njësia Speciale e Policisë.

Ndërkohë, edhe Agaj menjëherë pas përleshjes në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar në stacionin policor. /Telegrafi/

jetmir agaj 161376109 813101529561448 2551577543148638108 n 1 Foto: Jetmir Agaj